Rama nderon ish- presidentin e SHBA: Mbrojti kombin shqiptar

Me rastin e 160 vjetorit të lindjes dhe 100 vjetorit të zgjedhjes si president i 28-të i SHBA, i Thomas Woodrow Wilson, kryeministri Edi Rama i ka dedikuar atij rubrikën e djeshme “AMARCORD”.

Nëpërmjet një kartoline ku shkruhet “As unë, as kombi amerikan nuk do të lejojmë që kombi shqiptar që lufton për lirinë e vet prej tash 2000 vjetësh, të sakrifikohet për ambicie politike“, Rama është kthyer pas në vitet 1913, ku risjell në vëmendje rolin e rëndësishëm që ka pasur Wilson në mbrojtjen e trojeve shqitare gjatë konferencës Konferencës së Paqes në Paris.
Publikimi i kësaj kartoline e cila është përpunuar nga patrioti Spiridon Iloka,  ardhur si shenjë mirënjohje ndaj ndihmës së SHBA në mëkëmbjen e Shtetit shqiptar.

Ajo është dërguar nga Wilson krerëve të Konferencës për moscoptimin e truallit shqiptare ka dalë në qarkullim në vitin 1920 në qendër të së cilës është flamuri i Shqipërisë i cili qëndron përkrah atij të Amerikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

rama
(Publikimi i kryeministrit Rama në Facebook)

Swiss Digital Mobile Reklama

/shqiptarja.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?