Rama ndjek manifestimin e Presidentit nga selia e PS-së, mbledh ministrat dhe deputetët

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim ministrat dhe deputetet. Takimi po zhvillohet në selinë e Partisë Socialiste.

Ndërsa nuk ka detaje, aludohet se kreu i Qeverisë është në ankth nga ajo çfarë pritet të ndodhë pas pak në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku do mbahet dhe manifestimi i thirrur nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta për të mbrojtur Kushtetutën e Shqipërisë dhe institucionet nga ajo që ai e cilëson si “grushtin e shtetit” të orkestruar nga Edi Rama.

Ky takim në selinë rozë vjen pas publikimit të raportit të Komisionit Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, ku kërkohet hapja e negociatave.

SHKARKO APP