Rama: Në 11 maj do luajmë Champions! Sa më poshtë PD, aq më mirë

Kryeministri Edi Rama këtë të premte pati një takim me të rinjtë e PS-së në Elbasan. Ai tha se sa më poshtë të shkojë PD në zgjedhje, aq më mirë është. Rama shtoi se kampionati kombëtar është i fituar padiskutim nga PS, por në këto zgjedhje luhet për Champions League.
”Natyrisht që dikush mund të thotë ”çtë duhet ty me ne, po qan hallin ti që PD po shkon poshtë e më poshtë?”. Nuk e qaj hallin e kësaj fare unë. Sa më poshtë të shkojë, edhe më mirë është. Poshtë fare, mirë fare.
Më duhet kjo për atë mesazh që populli shqiptar do i japi 27 vendeve anëtare të BE-së dhe Brukselit ku është qeveria e Europës. Si shprehje të një vullneti që është më i madh se shumica aritmetike e PS-së, për të mbyllur negociatat deri në 2027 dhe për t’u bërë anëtare të BE-së.
Nuk është e rastit, as për arsye thjesht që hajde të fitojmë ndeshjen këtu brenda, sepse në 11 maj ne nuk luajmë në kampionatin kombëtar. Në 11 maj ne luajmë Champions. Vendosja e të dy flamujve me 5 që i bashkon, është një mënyrë për t’i thënë të gjithëve”, tha Rama.