Rama më 30 maj: Rezultati i PS në Durrës nuk vihet në diskutim nga nje “Alo Niçe!”

Në datën 30 maj, një intervistën e dhënë për Top Channel, kryeministri Edi Rama deklaronte se fitorja e PS në Durrës në zgjedhjet e vitit 2017 nuk mund të vihej në dyshim. Duke mburrur punën e Vangjush Dakos, Rama tha se bisedat e tij telefonike me një nga anëtarët e bandës së Shijakut nuk kishin të bënin me zgjedhjet. (Shiko videon më poshtë)
Por përgjimet e gaztës “Bild” treguan sot se banda e Shijakut jo vetëm kishte mbledhur vota me presione për PS, por kishte arritur të fuste dhe një deputetë në listën e qarkut të Durrësit.

 Po disa javë më parë kur përgjimet e Bild nuk ishin publikuar, kryeministri Edi Rama mori në mbrojte Vangjush Dakon duke argumentuar se nuk ka bërë asnjë shkelje nëse ka folur me anëtarët e bandës së Avdylaj.

Video më poshtë, e realizuar më 12 maj 2019, tregon kreun e qeverisë, Edi Rama, i cili e quan normal komunikimin e Dakos me Avdylaj.

E plotë/ 6 përgjimet e ‘BILD’. Astrit Avdulaj, biseda me Dakon e zyrtarë të PS

SHKARKO APP