Rama në Beograd (FOTO/VIDEO)
Politikë E Mërkurë, 3 Nëntor 2021 21:18
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka mbërritur në Beograd dhe këtë mbrëmje ai është i ftuari special i presidentit Alekskandër Vuçiç.
Në këtë darkë po merr pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Zdravko Krivokapiq, i cili po përfundon vizitën zyrtare në Serbi.
Nesër do të jetë takimi i radhës për ”Open Balkan”, ku do të mungojë Zoran Zaev, pasi dha dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Maqedonisë së Veriut.