Rama në Beograd: Të bëjmë ndryshime që si kemi bërë më parë

Forumi VI i Beogradit, Vuçiç: Do bëjmë gjithçka për t’u afruar sa më shumë në BE

Në Serbi ka nisur  Forumi VI i Beogradit për Sigurinë, me praninë e kryeministrit serb Aleksandër Vuçiç dhe atij shqiptar, Edi Rama.

Dy krerët e qeverive do të marrin pjesë në forumin “E ardhmja e marrëdhënieve shqiptaro-serbe si dhe stabiliteti në Evropën Juglindore”, ku do të shprehin qëndrimet e tyre duke iu përgjigjur pyetjeve të profesorit të Universitetit Columbia, Misha Glenny.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë fjalës së tij kryeministri shqiptar Edi Rama tha se procesi për në BE nuk është një udhëtim për të shkuar diku, por “Integrimi, është një rrugë drejt modernizimit të shoqërive tona”- tha Rama. Në këtë kontekst, kryeministri shqiptar e ftoi homologun e tij serb që të bëjnë ndryshime që nuk janë bërë më parë nga politika.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke u ndalur tek zhvillimet në vend, kryeministri Rama u shpreh se reformën në drejtësi e kemi kaluar në Kuvend.

Sakaq, edhe kreu i Qeverisë shqiptare theksoi se me rëndësi nuk është vetëm anëtarësimi, por e gjithë rruga drejt integrimit dhe e modernizimit të shoqërive.

“Mendoj se ne të paktën këtu në Ballkan do të jemi të qartë për një pikë të thjeshtë: procesi i BE për ne nuk është një udhëtim për të shkuar diku, sepse disa njerëz e presin këtë nga ne. Por është një rrugë e modernizimit që është e mundur për shoqëritë tona, përmes integrimit në BE. Në këtë moment është me rëndësi integrimi pasi na ndihmon që të ndihmojmë shoqëritë tona. Europa ka qenë gjithmonë në një kohë të mirë kur ne ishim rrëmujë. Sot po përpiqemi të jemi ne një formë të mirë, dhe ata po bëjnë rrëmujë, dhe duket sikur nuk do të ketë një moment kur do jemi të dy palët në formë të mirë.

Sa i përket reformës në drejtësi, do të thoja se kemi bërë një hap me rëndësi. Kemi kaluar një reformë kushtetuese, me ndryshime që janë kaq radikale. Njerëzit mund të kenë ndjesi të ndryshme për Brukselin, Moskën, etj. Por duhet të na lejojnë të dalim nga historia e një rruge jo shumë bujare, dhe të përpiqemi të ecim bashkë drejt një rruge të përbashkët. Ne duhet të jemi modernë më në fund, dhe të dalim nga mënyrat fëminore, si peng i së kaluarës”, u shpreh kryeministri Rama.

Forumi do të paraprihet nga një takim mes dy kryeministrave në orën 11:00  në Pallatin presidencial “Serbia”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?