Rama në Berat: Kopshti i Xhamisë Mbret të bëhet po aq i bukur siç përmendet edhe në Kuran

Gjatë vizitës së tij në Berat, kryeministri Edi Rama u shoqërua nga kryebashkiaku i Beratit Ervin Demo dhe nga drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli, për të parë nga afër ecurinë e këtyre investimeve me impakt të madh për jetën dhe ekonominë e qytetit.

Kreu i qeverisë vuri në dukje nevojën për kurimin e detajeve në gjithë zonat e prekura nga projektet transformuese.

“Këtu ka nevojë për disa ndërhyrje shumë elegante që të bëhet një zonë ku në mbrëmje të ketë njerëz. Kjo e bën Mangalemin lart që të jetë si koka e nuses në një fustan dasme. Merr hap Kuranin, pemë, lule të Kuranit mbilli këtu rreth e rrotull xhamisë. Mbilli ti. Del spektakël. Pjesa tjetër përfshihet deri poshtë dhe kjo bën realisht që të duket si koka e nuses në një fustan të gjatë dasme”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?