Rama në Berlin: Në bisedime për fluturime direkte Shqipëri-SHBA

Këtë të hënë në Berlin u mbajt konferenca në prag të hapjes së Panairit më të madh ndërkombëtar të botës së turizmit. Shqipëria është përzgjedhur si ”Vendi i Nderit”. Kryeministri Edi Rama i pranishëm në ceremoninë e çeljes në një konferencë për mediet u pyet në lidhje me shërbimin ajror në Shqipëri.

”Ju thatë se Aviacioni është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, cilat janë planet e qeverisë për të stimuluar kompanitë ajrore për të ardhur në Shqipëri?”, e pyetën kreun e qeverisë në ITB Berlin. Kreu i qeverisë shtoi se jemi në bisedime me aviacionin federal të SHBA-së për të pasur fluturim të drejtpërdrejtë me Amerikën.

”Nga ana tjetër kemi mjaft kompani ajrore që kanë ardhur dhe që do të vijnë, jemi në bisedime me aviacionin federal të SHBA-së për të pasur fluturim të drejtpërdrejtë. Së shpejti do të kemi Qatar Airways, po kështu kemi dhe fluturime nga Emiratet dhe Arabia Saudite, kështu që pak a shumë kur të doni të vini në Shqipëri ka shumë mënyra”, tha Rama.

Aeroporti i Rinasit është kthyer në aeroportin me të madh të Ballkanit, duke kaluar edhe Beogradin.

 

SHKARKO APP