Rama në Bruksel, presidenti i ri i KE darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor

Kryeministri Edi Rama është në Bruksel ku pritet do të takohet me shefin e ri të Këshillit Evropian, Antonio Costa.

Presidenti i ri i organizon një darkë joformale me liderët e Ballkanit Perëndimor ku do të marrin pjesë edhe krerët e rinj të BE-së, Kaja Kallas, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së dhe Marta Kos, Komisionerja Evropiane për Zgjerim.

Axhenda përfshin bashkëpunimin e BE-së me rajonin.

Tirana zyrtare pritet të hapë brenda këtij muaj një grup-kapitull tjetër me BE-në, atë për politikën e jashtme, duke mbajtur kështu një tjetër tryezë ndërqeveritare Be-Shqipëri. Pasardhësi i Charles Michel synon përshpejtimin e procesit të integrimit europian të rajonit tonë.

SHKARKO APP