Rama në Bulqizë: Dibra do kthehet në periferinë e gjelbër të kryeqytetit!

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Bulqizë ku prezantoi projektin transformues të një zone ushtarake e degraduar. Kjo zonë ushatarake në Bulqizë pritet të kthehet në një park tematik e quajtur “Divizioni”.

“Deri dje kur flisje për turizëm të shihnin shtrembër. Të gjithë shohin për të kapur gabim dhe e kapin fjala nga e majta ndërkohë që therja e fjalës vjen nga e djathta. Sot flet për turizëm dhe askush nuk çuditet më. Rruga e Arbrit pati dhe një marrje në sysh me tunelin e Murrizit”, tha Rama.

Rama më tej vlerësoi natyrën në Dibër dhe shtoi se parku që do krijohet do sjelli mundësi origjinale për t’u argëtuar në mes të natyrës.

“Me përfundimit të tunelit Dibra nuk është asgjë më shumë dhe as më pak se periferia e gjelbër e kryeqytetit të Shqipërisë. Të gjithë po e shohin se si Dibra po bëhet vendi ku nuk është aventurë por një investim i arsyeshëm të vendosësh kursimet për agroturizmin, turizmin, prodhimin, agro përpunimin. Gjithë e më shumë Dibra do jetë referencë për gjithë banorët e kryeqytetit. Ky park do jetë shumë afër Tiranës, 30-35 minuta. Do jetë një zgjedhje fundjave për shumë familje. Për të ardhur këtu dhe për të sjellë familjet këtu. Në këtë park do ketë shumë mundësi origjinale për tu argëtuar në mes të natyrës. Ky park do jetë një motor i ri ekonomike për Bulqizën që është identifikuar me minierat dhe shembull sakrificash i tranzicionit që e kemi lënë pas”, tha Rama nga Bulqiza.

SHKARKO APP