Rama në Çeki, nënshkruhen pesë marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ndodhet në Çeki për një vizitë zyrtare, ku u nëshkruan pesë marrëveshje bashkëpunimi mes dy vendeve në fusha të ndryshme.

Marrëveshjet synojnë të rrisin bashkëpunimin në turizëm, arsim, mjedis, katastrofat natyrore dhe njohjen e pensioneve.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, kryeministri Rama vlerësoi nivelin e bashkëpunimit mes dy vendeve, por tha se ka vend për të bërë shumë më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Diskutuam për marrëdhënien mes dy vendeve tona që kanë një potencial të madh. Ka mundësi reale që përmes bashkëpunimit të sipërmarrjeve të shkohet në një stad tjetër. Nënshkruan pesë marrëveshje bashkëpunimi”, tha Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana e tij, homologu çek Sobotka shprehu mbështetjen e Çekisë për rrugën integruese të Shqipërisë dhe gjithë Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian dhe tha se kompanitë çeke janë të interesuara dhe kanë çfarë ofrojnë në tregun shqiptar, kryesisht në investimet në infrastrukturë, turizëm dhe gaz.

Sobotka vlerësoi gjithashtu rritjen e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Serbisë dhe kërkoi thellimin e këtij bashkëpunimi. Rama tha se ngjarjet e Beogradit të një viti më parë i përkasin së shkuarës tashmë dhe këtë e tregoi më së miri ndeshja e organizuar në Elbasan Arena.

Një urë e fortë lidhëse mes dy vendeve vlerësohen vizitorët çekë që zgjedhin Shqipërinë çdo vit. Rama tha se për këtë vit numri i tyre ishte 14 mijë dhe ftoi të tjerët që të vizitojnë vendin tonë për t’u njohur me bukuritë natyrore, mikpritjen dhe kuzhinën shqiptare.

Rama dhe Sobotka u pyetën edhe për krizën e refugjatëve dhe angazhimin rus në Siri

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?