Rama në dhjetor përsëri në Beograd, Vuçiç: Do të kem kohë t’i them “ditën e mirë”

Lajmin e ka konfirmuar kryeministri i Serbisë Aleksandër Vuçiç, i cili me këtë rast nuk ka lënë pa ironizuar edhe me paraqitjen e Ramës gjatë konferencës së shtypit. “Kushdo që më jep mua leksione se si të sillem, duket si një kokërr susami”, ka thënë Vuçiç për të treguar se sipas tij ai qëndron më lart se homologu shqiptar. Më pas, po me tone ironike, duke risjellë një shprehje të Ramës, ai ka shtuar: “Shqipëria e madhe nuk qenka veç makthi ynë por dhe ëndrra e fjetur e dikujt tjetër”. Ironia ka vazhduar, ndërsa duke iu referuar një takimi tjetër në dhjetor me kryeministrin shqiptar, Vuçiç shtoi se do të ketë kohë t’i thotë “ditën e mirë” Ramës kur ky të rivizitoië Beogradin. Këto komente u rpaortuan nga dy gazetat më të rëndësishme serbe Blic.rs dhe Danas.rs.  
Vuçiç po ashtu ka folur për qëndrimin e tij të djeshëm. Ai akuzoi Ramën se kishte ardhur i përgatitur për një skandal dhe tha se askush nuk mund t’i akuzojë serbët se nuk e pritën mirë dhe se nuk iu përgjigjën si duhej. Por ai ka thënë, ashtu si Rama, se marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të përmirësohen dhe se marrëveshjet e nënshkruara çojnë drejt kësaj. 

SHKARKO APP