Rama: Ne dimë çfarë është lufta, nuk e kemi parë në ”Netflix”. Rreziku i lodhjes nuk është në Shqipëri

Në edicionin e 17-të Forumit Strategjik të Bledit 2022 që po mbahet në Slloveni, pjesë e së cilës është edhe kryeministri Edi Rama, i cili filimisht u shpreh mosbuesues për përshpejtimin e Integrimit, por edhe kritikoi BE-në dhe e cilësoi si një turp që qytetarët e Kosovës nuk lëvizin lirisht pa viza. Po ashtu Rama nënvizoi edhe se shqiptarët e dimë fare mirë se çfarë është lufta, kurse për të një pjesë e europianë e kanë parë në ”Netflix”.

“Ju falënderoj për ftesën. Ky është një prej forumeve që nuk janë për organizatorët, por për të ftuarit. Nëse doni të flisni për lodhjen duhet të kishit ftuar vendet e tjera, jo ne. Sa më i pasur është vendi, aq më i lartë është rreziku për t’u lodhur. Në vend të Shqipërisë duhet të kishit ftuar Italinë. Sllovenia është organizatori.

Nuk mendoj se rreziku i lodhjes është në Shqipëri. Ne e kemi parë luftën gjatë jetës sonë, Islanda kurrë nuk ka parë luftë se askush nuk do të shkojë atje. Mund të shkojë si turist, por turistët nuk luftojnë. Kufiri dhimbjes së rusëve është i lartë.

Ukraina nuk e ka humbur luftën, Rusia tani për tani nuk e ka fituar. Unë lutem që të pasurit e vendeve të pasura do të vijojnë kështu dhe nuk do dorëzohen, por duke pasur parasysh fatura, nuk e di. Ndërkohë pjesa tjetër nuk ka parë luftë përveçse në Netflix, pra nuk jam i sigurt nëse ajo që kanë mësuar nga historia është mjaftueshëm.

Italianët janë një vend mjaft tragjik kur vjen fjala për t’u përballur me sfidën e të ngrënët. Nuk duket se lufta do të jetë e shkurtër. Ndoshta në Slloveni keni ata që quhen parashikues të fatit, sa për Shqipërinë ne jemi asi i kupave, jemi gati të mbështesim Ukrainën deri në fund, por nuk jam i sigurt se Shqipëria mund ta ndihmojë Ukrainën ta fitojë luftën”.

SHKARKO APP