Rama: Në Doganën e Qafë Thanës po bëhen përgatitjet e fundit për sezonin turistik

Në Doganën e Qafë Thanës, pika kryesore hyrëse e fluksit të qytetarëve në juglindje të vendit, po bëhen përgatitjet e fundit para nisjes së sezonit turistik.

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale pamje nga pika kufitare e “Qaftë Thanës” e cila lidh vendin tonë me Maqedoninë e Veriut.

Rama shprehet se kjo pikë kufitare po përgatitet për të pritur fluksin e shtuar të vizitorëve që do kalojnë kufirin në nisje të sezonit të ri turistik.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në Doganën e Qafë Thanës, pika kryesore hyrëse e fluksit të qytetarëve në juglindje të vendit, po bëhen përgatitjet e fundit para nisjes së sezonit turistik dhe janë marrë të gjitha masat për të pasur një ambient sa më mikpritës”, thekson Kryeministri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?