Rama në Elbasan, thirrje kryebashkiakëve: T’i puthni dorën çdo njeriu që ju ndalon dhe jo t’i thoni “s’kam kohë”

Pas Korçës, ”Turi i Mirënjohjes” i PS-së ndaloi në Elbasan. Kryeministri Edi Rama tha se PS-ja është një skuadër e jashtëzakonshme. Po ashtu kreu i qeverisë ka kërkuar nga kryetarët e bashkive që t’i trajtojnë me respekt banorët e jo të ju thonë që nuk kanë kohë e të mos dëgjojnë problemet e qytetarëve.

”Njerëzit nuk janë të kënaqur nga ne, por nuk e kanë humbur besimin tek ne. Pritshmërinë që gjërat të bëhen më mirë e kanë nga PS, dhe nga kandidatët tanë. Ky sa është nder, është dhe rrezik shumë i madh. Ne duhet të bëjmë super sforco të ju kthejmë njerëzve gjithë këtë respekt.

Ky respekt kthehet me respekt, duke e ndarë mendjen që kur të dilni nga shtëpia t’i puthni dorën çdo njeriu që ju ndalon dhe jo t’i thoni se “nuk kam kohë”. T’i hapni derën çdo njeriu që troket dhe jo të jua përplasni derën në fytyrë. Ju të mos lejoni që edhe të tjerët që përfaqësojnë institucionet të bëjnë paudhësi.

Mos lejoni që një fshatari t’i vini gjobë për gardhin dhe hardhinë duke i kërkuar lekë. Ju duhet të bëheni mbrojtësit më të mëdhenj të çdo njeriu. Bëni çmos që njerëzillëkun të ja ktheni njerëzve 100 %”,-tha Rama.

SHKARKO APP