Rama në Gjirokastër, thumbon opozitën: Kur e morëm qytetin e gjetëm me një hotel e gjysmë
Nga Gjirokastra, ku po zhvillon turin e radhës së falenderimeve për fitoren në zgjedhjet e 14 majit, kryeministri Edi Rama tha se besimi që i është dhënë PS në zgjedhjet lokale, është për faktin s njerëzit kanë pritshmëri ndaj tyre.
”Nuk është një votë kënaqësie, nuk kanë votuar për ne kaq masivisht se janë të kënaqur këtë duhet ta kuptojmë shumë mirë nëse duam të mos fluturojmë siç thotë Tërmeti, ‘të mos fluturojmë me barishte nga mbrapa’. Duhet ta kuptojmë që njerëzit janë të pakënaqur, kjo është e vërteta sepse ka shumë gjëra për të mos qenë të kënaqur. Njerëzit kanë votuar sepse pavarësisht se janë të pakënaqur kanë akoma pritshmëri të lartë ndaj nesh dhe besojnë fort që vetëm ne mund t’i bëjmë gjërat që ata presin. Kjo nuk është arsye të mbushemi me vetëkënaqësi dhe të ndihemi sikur kemi lumturuar njerëzit. Në duhet të ndihemi të sfiduar se na është hedhur një dorashkë nga një shumicë që po të shikoni votat, është shumica më e madhe që ka votuar PS”, tha ai.
Rama gjatë takimit me qytetarët është shprehur se kur PS mori mandatin në Gjirokastër, qyteti kishte vetëm një hotel e gjysmë ndërsa tani Gjirokastra vizitohet nga 600.000 turistë krahasuar me 200.000 në vitin 2022.
“Sa herë që vjen në Gjirokastër shikon gjëra të reja. Po kujtoja që në 2022-shin në Gjrokastër e kemi mbyllur me 200.000 vizitorë, ndërsa tani me 600,000 turistë kjo tregon dhe punën që është bërë. Kur e kemi nisur e kemi gjetur Gjirokastrën me 1 hotel e gjysmë”, tha ai.
Në fjalën e tij Rama u shpreh janë shumëfishuar turistët në Gjirokastër, ndërsa shtoi se synon që nurmin e turistëve ta çojnë në gjysëm milioni në këtë qytet. Duke u ndalur tek minoriteti grek, Rama tha se ato jo vetëm që trajtohen mijë, por edhe pijnë në dy nëna.