Rama në impiantin e Ferrokromit në Elbasan: 2 milionë euro investim e rritje pagash

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja Belinda Balluku kanë vizituar ditën e sotme Ferrokromin e AlbChrome në Elbasan.

Gjazë fjalës së tij të mbajtur në këtë godinë, Rama falenderoi kompaninë AlbChrome, e cila ka bërë investime me rëndësi për punëtorët.

Ai theksoi se sistemi i ri i filtrimit ka kushtuar plot 2 milionë euro dhe bën me dije se paga mesatare e punëtorëve është e konsiderueshme, krahasuar me vite më parë.

“Kompania e kishte në plan ta bënte këtë investim, por nga ana tjetër për ne ishte e domosdoshme që të ishte prioriteti numër 1 dhe faktikisht kemi pasur dhe një diskutim. Është një fakt i mirëpritur për komunitetin dhe institucionet e shtetit sepse është një betejë e përditshme që do ta fitojmë të gjithë sëbashku duke ndërtuar ura dialogu dhe mirëkuptimi, siç bëmë në këtë rast.

Ja ku jemi sot më 1 Maj këtu ku shohim jo vetëm rezultatin e investimit, por gjithë transformimin për të rritur cilësisht parametrat e nevojshëm për një motivim të plotë në punë. Dua ta falenderoj kompaninë që ka bërë një rritje të ndjeshme qysh se ka nisur të operojë në Shqipëri, të pagës mesatare.

Sot paga mesatare e AlbChrome është 1 mijë euro dhe paga mesatare këtu në këtë impiant është rreth 900 euro. Është e konsiderueshme dhe respektueshme krahasimisht me nga jemi nisur 10 vjet më parë. Natyrisht shpreh botëkuptimin e kompanisë, që bazohet te nevoja që punonjësi të jetë i motivuar e respektuar dhe të gjithë sëbashku të krijojnë një komunitet, një familje.

SHKARKO APP