Rama në Këshillin e Sigurimit: Konflikti në Ukrainë është prioritar
Kryeministri Rama ka mbajtur fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit, ku ka shpalosur prioritet e Shqipërisë nën drejtimin e OSBE.
Në fjalën e tij, Rama është shprehur se marrja e kryesimit të OSBE është një hap i madh për Shqipëri.
Po ashtu, Rama ka shtuar se zgjidhja e konfliktit në Ukrainë është prioritet për presidencën e OSBE-së.
“Si kreu i OSBE është një ngjarje madhore që shënon një hap të Shqipërisë. Veprimtaria jonë do të mbështet 3 shtylla.
Përpjekjet për të zgjidhur konfliktet mbetet sfida jonë më e madhe. Konflikti në Ukrainë është prioritar. Ne do të bëjmë pjesën tonë për të çuar më para përpjekjet për paqe atje. Ende ka viktima, prandaj ne duhet ta ndalojmë këtë. Duhet vullnet politik dhe unë nuk do të rresht së bëri këtë.
Shqipëria do të injektoi një ritëm të ri në rolin e grave në procesin e paqes. E di këtë nga eksperienca në qeverinë time se sa frytdhënëse është kontributi i grave”, u shpreh kryeministri Edi Rama.