Rama në konferencë me Zelensky-n: Sot themeluam qëndrimin e njëjtë, jemi me Ukrainën

Pas përfundimit të Samitit, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat.

Në fjalën e tij, Rama tha:

Faleminderit të gjithëve dhe mbi të gjitha, atyre mes jush që keni ardhur në Tiranë nga rajoni ynë. Është një moment i veçantë për ne në Shqipëri, sepse nuk jemi vetëm të privilegjuar të mirëpresim kreun e shtetit, por edhe jemi të nderuar të mikpresim një udhëheqës të rezistencës. Jemi mbledhur kundër forcës neoimperialiste që kërkojnë të ndërtojnë. Jam i nderuar që patëm mundësi që të mbajmë qëndrimin tonë, jo vetëm si Shqipëri, por si bashkësi vendesh dhe kombesh që ndajnë të njëjtin qëndrim, që qëndrojnë pro Ukrainës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ne do vazhdojmë të qëndrojmë përkrah Ukrainës për aq kohë sa kjo do jetë e nevojshme dhe për aq kohë sa të ndodhë një paqe që zgjat. Shqipëria është një anëtare krenare edhe pse e vogël e NATO-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së bashku me aleatet dhe partnerët tanë kemi dënuar agresionin dhe kemi bërë gjithçka kemi mundur dhe do vazhdojmë të bëjmë për të ndihmuar Ukrainën me te gjitha mjetet.

Jemi të vetëdijshëm për kapacitete tona dhe jemi të ndërgjegjshëm që ajo për të cilën ka nevojë Ukraina është mbështetja e të gjithave, por para se gjithash mbështetja e më të mëdhenjve dhe më të pasurve.

E shohim me shqetësim që kjo mbështetje ndonjëherë ngec sepse Ukraina shndërrohet në çështje të politikës së brendshme të një vendi apo tjetër, apo se ndodhin vonesa burokratike.

Nëse demokracitë kanë procedurat e tyre dhe demokracitë janë më të vështira dhe më komplekse për të punuar dhe për të sjellë rezultate nga ana tjetër kemi një agresor që nuk ndalet së goditur.

Shumë njerëz në mbarë Evropën që deklarojnë se ti japësh Ukrainës për të mbrojtur kombin e vet është ajo çka po nxit vazhdimësinë e luftës. Ata pretendojnë se ndalja e dhënies së armëve do të sjellë paqe. Kjo është jo vetëm cinike, por edhe absurde. Nuk e ndal luftën duke çarmatosur viktimën, por e ndal luftën duke ndalur agresorin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se Shqipëria pranohet në BE deri në vitin 2030?