Rama në Konispol: Situata me minoritetin grek, veç për arsye politike

Bashkia e Konispolit është një nga bashkitë e para që mbyll përfundimisht problemin e legalizimeve dhe të gjithë ata që kanë ndërtuar do të jenë pronarë.

Kështu ka thënë sot kryeministri Edi Rama teksa ka shpërndarë disa tituj pronësie për banorët e Konispolit, si shqiptarë edhe minoritarë, për të cilët shefi i Qeverisë theksoi se jetojnë si vëllezër dhe janë një shembull se si po trajtohet minoriteti nga kjo qeveri.

Ndsrsa me protestat e Himarës për prishjen e ndërtimeve pa leje për kryeministrin Edi Rama janë vetëm politike.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kreu i qeveriss tha se qeveria e tij nuk bën dallime dhe se shtëpia më e sigurtë për minoritetet është Partia Socialiste.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Për ne ka qënë e qartë për minoritarët se shtëpia e tyre më e sigurtë është Partia Socialiste e Shqipërisë dhe me vjen keq që për arsye vetëm politike të lidhura me interesa vetëm partiake ngrihen hera-herës në mënyrë artificiale për t’i fryrë një zjarri që mund të ndizet nëpër media, gazeta qarqe politike. Por nuk ka asnjë shans të ndizet aty ku shqiptarët dhe minortiarët jetojnë si vëllezër e fqinj”, deklaroi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?