Rama opozitës: Po rropaten sërish ta rrëzojnë Venecian. U përpoqët të më shpallnit armik të SHBA
Kryeministri Edi Rama akuzon opozitën se po rropatet të pengojë sërish procesin e vettingut edhe pasi Komisioni i Venecias të japë qëndrimin e saj.
“Po rropaten që sidoqë të jetë puna edhe pasi Komisioni i Venecias sërish ta rrëzojnë. Jam gati ta quajmë kusht por kusht i përbashkët.
Shqipëria dje mori një lajm që po të kishte ardhur në kohën e qeverisë së vjetër do të ishte duke festuar në mes të shiut.
Qeveria e vjetër jo vetëm nuk iu gëzua këtij lajmi, por nuk dha ekran portal për tu përpjekur të më shpallë mua armik të SHBA.
Kjo shprehje dëshpërimi është kthyer në kryefjalë të aksionit opozitar.
Dje kemi marrë rekomandimin pozitiv dhe pa kushte të Komisionit Evropian, aq pozitiv ishte rekomandimi sa që nuk e mjegulloi dot as kryetari çehre prishur i PD-së, as heshtja e liderit të PD-së”- deklaroi Rama.
Fitorja e Trump
Edi Rama: “Nuk është hera e parë që mblidhet një tufë prej atyre karrangjollë të pagdhendur pse flas si kryeministër i Shqipërisë në arenën Ndërkombëtare. Unë flas për Kosovën në Serbi karrangjollët më hidhen në fyt. Flas për ligjin e luftës me Greqinë, cfarë nuk thonë”.
Kryeministri Rama, i cili tha se pavarësisht lajmit të mirë që Shqipëria mori dje për rekomandimin për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE, shqetësimi i opozitës ishte diçka tjetër.
Rama tha se pas fitores së Donald Trump, duke u zgjedhur si president i ri i SHBA, opozita u përpoq ta shpallte kryeministrin e Shqipërisë si armikun e Amerikës.
“Dje mori një lajm që po të kishe ardhur në kohën e qeverisë së vjetër kushedi se çfarë mitingu festiv do ishte duke u zhvilluar tani në mes të shiut.
Por qeveria e vjetër jo vetëm nuk iu gëzua hiç fare këtij lajmi të shumëpritur, por u përpoq të më shpallte mua armikun e SHBA”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

