Rama në Kuvendin e Kosovës: Thaçi e krerët e tjerë të UÇK po mbahen peng në Hagë!

Kryeministri Edi Rama ka folur në Kuvendin e Kosovës për procesin gjyqësor në Hagë mbi Hashim Thaçin dhe krerët e tjerë të UÇK-së.

“Ku janë sot përfaqësuesit e UÇK-së që Qosja i kërkoi në atë udhëtim. Ne dimë me siguri, se ato çaste vendimmarrjesh të mëdha dhe e sotmja do t’i ngjante të shkuarës, pa UÇK-së, me në krye Hashim Thaçin. Sot që jemi të gjithë këtu, në Kuvendin ku u shpall dhe u firmos pavarësia e Kosovës, kur Thaçi, Veseli, Krasniqi, Seli mbahen peng prej gati 5 vjetësh, në qelitë e një gjykate ndërkombëtare. Unë, as nuk e kam diskutuar asnjëherë të drejtën e asaj gjykate, për të bërë punën. Është nyja e mbledhur në fyt, se ai proces është proces i parregullt ligjor. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të pavarura nga gjykatësit”, theksoi ai.

Ndërsa pak me vonë Rama ka postuar në facebook shënimin dhe foton: “I prekur nga kjo dhuratë e bukur prej koleksionit të pikturave të luftëtarit të UÇK-së Rexhep Selimi, i cili ma përcolli sot nga Haga përmes Kryetarit të Kuvendit të Kosovës. Shumë faleminderit me mirënjohje i dashur mik, e mezi pres ta shoh të marrë fund kalvari, gjithnjë e më i pajustifikueshëm i mbajtjes së të katërve ju peng atje në Hagë”.

SHKARKO APP