Rama në Lungomare dhe trafiku raskapitës i makinave

Kryeministri Rama në rrugëtimin e tij drejt kampingut të Jalës, aty ku ditën e sotme do të takojë të rinjtë socialistë, është ndalur për inspektim edhe në atë që sot njihet si Lungomare. Një bulevard bregdetar që për hir të së vërtetës e ka rritur edhe më shumë trafikun në këtë aks rrugor shumë të frekuentuar gjatë verës. Por ajo që ka bërë përshtypje gjatë ditës së sotme është se gjatë inspektimit që Rama ka bërë në Lungomare, aksi rrugor në krah ka qenë i boshatisur nga automjetet, dhe i gjithë trafiku i makinave është devijuar në sipër tunelit të Ujit të Ftohtë. Kjo për një arsye qe Lungomare të dukej sa më bukur në kamerat e televizioneve që kishin shkuar pas kryeministrit për të ndjekur inspektimin e tij.

Por në fakt e vërteta mbetet se sa do bukur të duket Lungomare, trafiku në aksin që kalon pranë saj do jetë po ai që është edhe sot; rraskapitës për drejtuesit e mjeteve.

lungo2

Swiss Digital Desktop Reklama

lungo1

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?