Rama: Në orën 19:00 shpallim planin financiar
Politikë E Enjte, 19 Mars 2020 17:57
Kryeministri Edi Rama njoftoi se në orën 19.00 do të shpallet “plani financiar për përballimin e pasojave të luftës”. “Ndjesë që sot kemi komunikuar më pak, por më është dashur koha për të konfirmuar planin në çdo detaj, me grupin e punës dhe me ekspertë ndërkombëtarë”, shkroi Rama në Facebook. “Kam shumë besim që me durim të madh dhe kontributin e secilit ne do dalim të gjithë më të mirë e më të fortë nga kjo luftë”, shtoi kreu i qeverisë.