Rama në Paris, në homazhet për viktimat e terrorizmit

Kryeministri Edi Rama do të udhëtojë nesër drejt Parisit ku do të marrë pjesë në marshimin në nder të viktimave të ditëve të fundit në Francë e për të shprehur solidaritetin me kauzat e përbashkëta kundër terrorizmit.

Kryeministri Rama do të jetë i shoqëruar nga Ministri i Jashtëm Bushati dhe Ministri i Mirëqenies Sociale Veliaj, si edhe nga katër përfaqësuesit e komuniteteve fetare në Shqipëri.

Kryeministri Rama, sëbashku me një grup gazetarësh, do të zhvillojë homazhe edhe pranë gazetës Charlie Hebdo, si edhe do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga Presidenti Hollande.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?