Rama në pikën kufitare të Qafë-Thanës: ”Open Balkan” ka sjellë përfitime konkrete (VIDEO)

Pasditen e kësaj të marte, kryeministri Edi Rama ka inspektuar pikën kufitare të Qafë-Thanës, ku tha ndër të tjera se nisma ”Open Balkan” ka sjellë përfitime konkrete.

”Qafë-Thanë, rrugës drejt Ohrit-Nisma e Ballkanit të Hapur ka sjellë përfitime dhe rezultate konkrete në drejtim të lehtësimit të tregtisë dhe njohjes reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar(AEO).

Më pak kontrolle fizike dhe të dokumentacionit në krahasim me operatorët ekonomikë të tjerë. Trajtim prioritar dhe njoftim prioritar në rast seleksionimi për kontroll doganor. Mundësi për të kërkuar hapësira specifike përveç zyrave doganore për kontrollet e doganës”.

SHKARKO APP