Rama në Poliçan: Koha për kombinatin mekanik, Europa e mobilizuar për pika prodhimi të industrisë ushtarake

I ndodhur në qarkun e Beratit, kreu i PS-së Edi Rama është ndaluar edhe në Poliçan. Kryeministri u ndal tek investimet e reja që do të bëhen në këtë qytet, ndër to edhe rruga e re Berat- Poliçan- Skrapar. Rama tha se një tjetër investim me rëndësi do të jetë edhe hapja e kombinatit të Poliçanit, dhe se Europa është e mobilizuar për të pasur pika të shtuara të prodhimi të industrisë ushtarake

”Rrugën e re Berat-Polican-Skrapar dhe kjo rrugë do të jetë një rrugë që do të ngushtojë distancën dhe do të shpejtojë lidhjen tuja me Beratin dhe Tiranën. Do të krijohet një Unazë e bukur që do të sjell më tepër investime dhe turizëm. Kanë filluar që të kthehen njerëz që investojnë dhe do të kthehen edhe më shumë me rrugën e re.

Kemi zgjidhur çështjen e atyre që ishin kontributi të industrisë ushtarake, jemi duke punuar dhe për kombinatin e Poliçanit, e kemi pjesë të planeve tona dhe jemi duke diskutuar me disa palë të interesuara dhe do të kemi edhe rezultate sepse duam që ta rihapim në kushtet kur e gjithë Europa është e mobilizuar për më shumë pika prodhimi të industrisë ushtarake”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?