Rama në Samitin e ”Open Balkan”: Grupet nisin punën për krizën. Kush heziton të bëhet pjesë, humb kohën për të përfituar

Në fjalën e mbajtur në konferencën e përbashkët në Samitin e ”Open Balkan” që po mbahet në Ohër, kryeministri Edi Rama tha se grupet e punës së vendeve pjesë të nismës, nisën nga puna për çështjen e krizës ekonomike për shkaktuar nga lufta ruse në Ukrainë. ”Ne do të ngremë një grup të përbashkët për krizën dhe zgjidhjet konkrete sepse kriza e thellë që mund të thellohet edhe më shumë, kërkon qëndrueshmëri”.

Angazhimit të Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Serbisë në këtë proces, kësaj radhe i janë bashkuar edhe Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina në statusin e pjesëmarrësve. I vetmi shtet që ka munguar është Kosova, duke refuzuar sërish që të jetë pjesëmarrëse.

”Më vjen shumë mirë që ne këtu jemi 5, pavarësisht hezitimeve të mëparshme, është një tyrezë e cila ashtu siç tha Dritani, një mundësi për të marrë më të mirën e mundshme në funksion të së mirës së përbashkët. Do të dëshiroja që të ishim 6 dhe kam dëshirë të jemi 6”,-tha Rama.

Në fund të fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka theksuar se ”Open Balkan” as nuk do të ndalet, as nuk do të mbyllet dhe se kush do t’i kundërvihet do të zhgënjehet.

”’Ballkani i Hapur” as nuk ndalet dhe as nuk mbyllet dhe kush i kundërvihet është i destinuar t’i zhgënjehet. Ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë të jemi këtu sepse asnjë nga vendet tona nuk do të ikin diku tjetër. E kemi parë si ka ecur një histori duke qëndruar me kurriz nga njëri tjetri dhe duke luftuar me njëri tjetrin”.

SHKARKO APP