Rama në Samitin e Sigurisë, takime me personalitete dhe pjesëmarrje në panele

Kryeministri Edi Rama, do të marrë pjesë në konferencën e Sigurisë në Mynih. Kreu i qeverisë do të ketë një takim me kryeministrin e landit të Bavarisë, Markus Soder si dhe me drejtues organizatash dhe kompanish, që veprojnë në fushën e sigurisë kibernetike dhe asaj globale.

Rama do të jetë pjesë e panelit me temë “Përtej konfliktit: Vlerësimi i rrugëve dhe pengesave për paqen e qëndrueshme në Lindjen e Mesme” bashkë me kancelarin e Austrisë dhe ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite.

Kreu i qeverisë do të jetë i pranishëm edhe në panelin me temë “Zgjerimi i BE” , së bashku me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola dhe Komisioneren për Fqinjësinë dhe Negociatat për Zgjerimin, Marta Kos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?