Rama në Stamboll, takohet me Erdogan
Kryeministri Edi Rama po zhvillon sot një vizitë zyrtare në Turqi, ku mori pjesë në Samitin e VII të Këshillit të Atlantikut për Energjinë dhe Ekonominë, zhvilluar në Stamboll.
Gjatë këtij Samiti, mësohet se kryeministri Rama u takua edhe me Presidentin e Turqisë, Reçep Tayip Erdogan.
"Paradite e plotë në Stamboll me Presidentin Erdogan për sfidat e përbashkëta dhe mbështetjen e Turqisë për Shqipërinë", komenton Rama në rrjetet sociale rreth këtij takimi.
KOHA JONË SONDAZH

