Rama në Stokholm: Të bëjmë realitet integrimin në BE


Ishin këto pikat kyçe ku sipas kryeministrit Rama mbështetet vizioni i tij për zhvillimin e vendit. I ftuar në Samitin e Stokholmit “Creative Time”, Rama theksoi se politika dhe arti mund të qëndrojnë bashkë. Ai u shpreh se në politikë duhen anëtarë me shumë background-e. 

“Edhe pse tashmë ndodhem në fushën e politikës dëshira ime për të pikturuar mbetet. Nuk po them që të gjithë kryeministrat duhet të jenë artisë. Në politikë është mirë të ketë anëtarë që kanë backgraund-e dhe eksperienca të ndryshme. Shumllojshmëria e backgraund-eve ndikon pozitivisht në politikë”- u shpreh Rama. 

Gjatë fjalës së tij Rama shpalosi vizionin politik duke e krahasuar paralelisht me pikturën. Ai theksoi se në kohën kur u bë kryetar bashkie i Tiranës synimi i vetëm ishte që të ndryshonte imazhin e kryeqytetit dhe të largonte ngjyrat e komunizmit. 

“Fushat janë të ndryshme por secila prej tyre të impresionon. Një herë u takova me dikë, ai u ofendua sepse pikturoja ndërsa ai fliste. Kjo nuk do të thotë asnjë gjë sepse unë zyrën time e mendoj edhe si atelie. Personi që kisha përballë mendoi se nuk më interesonte ajo që po thoshte. U detyrova që të lë lapsat e mi dhe ti drejtohem atij. Dhe në fakt arrita t’ia shpjegoj që ky jam unë edhe pse jam duke bërë diçka tjetër siç është piktura, arrij të dëgjoj mjaft mirë atë që thoni ju. 

Në 1998 nisa një jetë të re. Brenda pak vitesh arrita të bëhem kryetar bashkie për Tiranën. Aty ndjeva impulset e mia në fushën e politikës. Ishte një bashkëveprim mes pikturës dhe politikës ajo çka unë ndjeja. Dhe kështu nisën edhe ndryshimet duke ndërthurur këtë edhe me ndërtesat e Shqipërisë së që i pikturova dhe i mbusha me ngjyra të ndryshme. Pata edhe probleme përsa i përket përzgjedhjes së ngjyrave. Kam dashur ti zgjedh vet ngjyrat sa i përket dekorimit të vendit tim. Në këtë mënyrë personi që unë kisha përballë nuk ishte i kënaqur me ngjyrat që kisha përzgjedhur dhe më kërkoi të bëja kompromis, por ajo çka kam dashur unë të bëj është që mënyra e dekorimit të ishte ndryshe nga ajo e komunizmit”- u shpreh Rama. 

Kryeministri theksoi se ka në fokus të politikës së tij luftën kundër korrupsionit. Sipas Ramës në të shkuarën sistemi funksiononte në bazë të korrupsionit. “Ngjyrat tregojnë shumë dhe jashtë shpresëdhënëse dhe ndryshimet vijnë në mënyra të ndryshme. Kam kaluar një kohë të gjatë në Paris duke u marrë me fushën e pikturës por më pas arrita ti futem politikës ku u angazhova në pjesën time më të madhe të kohës. Kam dashur të sjell bashkë politikën dhe artin. Gjithmonë i kam kushtuar vëmendje të madhe shërbimit publik dhe gjithmonë kam dashur luftën kundër korrupsionit sepse e konsideroj çështje mjaft të rëndësishme. 

Ka qenë një periudhë kur sistemi funksiononte vetëm për korrupsionin dhe jo për njerëzit. Kjo është ajo ç’ka kam dashur të luftoj të sjell një ndryshim në vendin tim. Në vendi tim ka pasur shumë kjoska dhe ndërtime pa leje dhe gjithmonë kam qen kundër tyre. Ta bëjmë kulturën pjesë të qeverisjes sonë dhe të procesit në vazhdim. Politika mund të jetë një forcë që të çon drejt pozitivitetit, mund ta mendojmë në këtë mënyrë. Ka të bëjë me kuptueshmërinë. Duhet të jemi ne ata që duhet të sjellim ndryshime, çka sjell edhe shpresën”- u shpreh Rama. 

“Çfarë është një pikturë e madhe? Është vizioni që kemi për botën, e cila ka të bëjë me ndryshimin që ne kemi nevojë në botë. Sot si lider i Shqipërisë kam një vizion për vendin tim, që njerëzit të kenë prosperitet, ku të ketë hapësira publike dhe kjo të bëhet e zakonshme, dhe këtë dua ta kthej në realitet. Vjen një moment kur puna përfundon, por për politikën dhe pikturën nuk përfundon asnjëherë. Asnjëherë nuk i dihet kur mund të përfundojë peneli në një pikturë. Nëpërmjet politikës ne mund të arrijmë ndryshim. Politika mund të sjellë paqe mes njerëzve dhe të shmangë konfliktet”- përfundoi Rama.

SHKARKO APP