Rama në universitetin Georgetown në Uashington: Krenar që hapëm dyert për afganët
Kryeministri Edi Rama vijon vizitën zyrtare në SHBA, ku këtë herë ka marrë pjesë në pritjen e zhvilluar në Universitetin Georgetown në Uashington. I ndalur tek kriza në Afganistan, dhe pritja e afganëve në Shqipëri, kreu i qeverisë tha se kur shumë vende të tjera u larguan, Shqipëria qëndroi nuk zhduk dhe se nuk mund t’i braktiste njerëzit.
”Burrat janë të mirë për t’u folur dhe gratë janë të mira për t’i bërë gjërat. Unë do të doja të shtoja se unë jam katolik dhe bashkëshortja ime është myslimane, dy fëmijët tanë të rritur nga martesat e mëparshme janë ortodoksë, kemi edhe një fëmijë të vogël i cili mund të zgjedhë të bëhet hebre.
E përmend këtë shembull sepse kjo është trashëgimia më e bukur që ka Shqipëria dhe na duhet ta kremtojmë dhe të sigurohemi që fëmijët tanë do të vazhdojnë në rrugën e të parëve tanë që shpëtuan hebrenjtë.
Ata ishin kryesisht mysliman që u ofronin strehë hebrenjve, më pas u hapën dyert për gjysmë milioni qytetar të Kosovës dhe ja ku jemi. Është i gjithë një thesar që duam të kremtohet nga brezat e ardhshëm.
Në Shqipëri nuk kemi jetë të lehtë politike, por ne mund të mos biem dakord edhe për sa është ora, por kur erdhi fjala për strehimin e afganëve nuk patëm asnjë mosdakordësi”, tha Rama.