Kryeministri Rama: Në Shqipëri ka mbi 1.1 milion vaksina

Teksa njoftoi se në Rinas sapo mbërritën edhe 16, 390 doza të vaksinës Pfizer, kryemimistri Edi Rama thotë se në vend janë mbi 1.1 milion vaksina anti-covid.

Postimi i plotë

Aeroporti Nënë Tereza – 16,380 doza të vaksinës Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian, të siguruara nga qeveria austriake🇦🇱🇪🇺🇦🇹 🤝

Swiss Digital Desktop Reklama

🧪 1,120,070 vaksina anticovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, për të vijuar pa u ndalur me planin kombëtar të vaksinimit, për mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të qytetarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

***Ministrja Ogerta Manastirliu, Ambasadori 🇪🇺Luigi Soreca dhe Ambasadori 🇦🇹 Christian Steiner në Aeroportin “Nënë Tereza”.

#ShqipëriaBuzëqesh🌼

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?