Rama në Zeri i Amerikës: Me Metën koalicion afatgjatë

 

 

Në Nju Jork janë mbledhur këtë javë udhëheqësit botërorë, për të marrë pjesë në sesionin e 70-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Atje ndodhet edhe delegacioni nga Shqipëria, i kryesuar nga kryeministri Edi Rama. Dje kryeministri Rama foli në takimin e lartë kundër ekstremizmit të dhunshëm, ku ishin të ftuar udhëheqës nga shumë vende të botës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama theksoi faktin se Shqipëria ka qenë dhe do të jetë gjithmonë përkrah Shteteve të Bashkuara në çdo betejë luftarake kundër ekstremizmit të dhunshëm.

Në një intervistë që dha sot nga Nju Jorku, për Zërin e Amerikës kryeministri shqiptar u ndal edhe tek problemet dhe sfidat që e presin në Shqipëri, ku ka disa kohë që çështja kryesore në median lokale ështe ajo e korrupsionit të përfolur lidhur me CEZ-in .

Kryeministri Rama theksoi se, nuk ekziston asnjë çështje për ÇEZ dhe se gjithçka e përfolur është një tymnaje që po krijohet nga opozita dhe media. Kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se, “për sa kohë Prokuroria ka nisur një hetim, le ta lëmë të flasë atë”. “Sot kemi një histori të sajuar nga opozita për të devijuar drejtimin që ne kemi nisur, por ne nuk kemi kohë për të humbur me këto gjëra”, deklaroi Rama.

Rama tha se, marrëveshja mes kabinetit të tij dhe CEZ u nënshkrua për të çliruar kompaninë.

Rama1“Është një përfolje shumë e madhe dhe mua nuk më mbetet tjetër veçse të përmend atë shprehjen e famshme: “Fali Zot se nuk dinë se ç’bëjnë!” Po këtu nuk dinë se ç’bëjnë në fakt që të gjithë edhe ata që akuzojnë dhe ata që komentojnë, sepse çështja e ashtëquajtur sepse një çështje ÇEZ nuk ka, është absolutisht e trajtuar sipas standardeve ndërkombëtare dhe marrëveshja e qeverisë shqiptare ka qenë një domosdoshmëri për të çliruar kompaninë nga kthetrat ku ishte terësisht e kapur për shkak të keqadministrimit, një kompani me 1 miliard borxhe të akumuluara dhe për shkak të ndërhyrjeve shumë brutale të qeverisë së mëparshme në çështjet e kompanisë”, tha Rama.

Për qeverinë shqiptare, vijoi kryeministri Rama, “kjo është një çështje e mbyllur dhe e mbyllur me sukses. Gjithë të tjerat janë pjesë e një çorodie të madhe që karakterizon sot opozitën por edhe median. Sepse medias i takon të bëjë hetimet e veta, leximet dhe konkluzionet e veta për interesin e publikut. Dhe nuk i takon të bëjë këtë ping-pong të shëmtuar nga ku publiku del më i çoroditur”.

Sa i përket çështjes ÇEZ-DIA, Rama tha se, kjo çështje i takon zyrës ligjore dhe se nuk ka asnjë lidhje me qeverinë.

“Studioja ligjore e sjellë në këtë debat absurd nga media të caktuara ka dhënë një prononcim shumë të qartë dhe ka thënë nuk ka asnjë referencë nominale për kreun e Kuvendit, pikë. Kjo është e gjitha pjesë e punës së bërë nga studioja ligjore në funksion të procesit të zgjidhjes të gjithë problemit të rëndë të trashëguar të ÇEZ dhe nuk ka lidhje fare as me qeverinë shqiptare as me çuarjen në Prokurori nga qeveria shqiptare të askujt. Kjo e gjitha është mjegull e ngritur dhe dendësuar dita-ditës nga një zogori burimesh dhe personazhesh që shtrihen nga selia e PD deri tek burime të informacionit që nujk informojnë shqiptarët por deformojnë”, është shprehur Kryeministri Rama.

Duke komentuar kërkesën e opozitës dhe aletatit LSI për një hetim të huaj, kryeministri ka vlerësuar se, Shqipëria ka një legjislacion të vetin ku ka hapësirë për të bërë hetim për këdo e gjithçka.

“Por fatkeqësisht këtu ka një tjetër spekulim skandaloz, të cilin mediat nuk po e zbardhin, sepse nuk ka asnjë pengesë për asnjë lloj hetimi në marrëveshjen e bërë për zgjidhjen e problemit të trashëguar, që e krijoi qeveria e kaluar. E krijuan ata që sot, nga të akuzuar na dalin si akuzues”, ka thënë Rama.

Më tej ai ka hedhur poshtë edhe zërat për një ftohje të koalicionit me LSI-në. “Ne jemi në një koalicion qeverisës që funksionon plotësisht. Qeveria është në detyrë dhe unë jam në krye të detyrës”, ka shtuar Rama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?