Rama në zonat e përmbytura: Betejë me natyrën dhe të shkuarën
Lumi Vjosë ka dalë sërish nga shtrati duke rritur nivelin e ujit në fshatin Fitore të përmbytur prej të shtunës 31 janar 2015. Ndërkohë në Fier, fshatrat Povelsh dhe Darzezë vijojnë të jenë nën ujë.
Kryeministri Edi Rama ka inspektuar sot argjinaturën e Selevecit në Vlorë. Në fjalën e tij kryeministri Rama ka deklaruar se kjo situatë është një betejë me natyrën dhe me të shkuarën.
“Një betejë me natyrën dhe me të shkuarën, me natyrën se siç dëshmojnë edhe të gjithë banorët e zonës këtu pati një prurje që mbahet mend vetëm në vitin 1971, por edhe me të shkuarën sepse trashëguam një situatë cop cop nga pikëpamja e sistemve, të cilat janë rrënuar dhe nuk është vënë duar prej shumë vitesh edhe pse posaçërisht në këto territore fal edhe një angazhimi shembullor të prefektës dhe të drejtuesve të njësisë vendor është bërë një punë kolosale. Janë çliruar kanale që nuk ishin pastruar prej 20 e kusur vitesh. Fal çlirimet të këtyre kanaleve një pjesë e madhe e dëmeve është shmangur, por nga ana tjetër të gjthë e kanë të qartë se çka mbetet për tu bërë është shumë më tepër, sepse siç e thashë kjo është një beteje me dy frontë. Njërin front nuk e kemi në dorë, është moti, fronti tjetër është ajo që kemi ne në dorë që të përballemi më të gjitha plagët e tmerrshme të hapura nga keqqeverisja deri para 23 qershorit", tha Rama.