Rama nënshkruan marrëveshjen e bashkëpunimit me Universitetin e Miçiganit
Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës së tij në SHBA ishte në Universitetin e Miçiganit ku edhe u nënshkrua një marrëveshje mirëkuptimi nga Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Drejtuesja e Programeve Ndërkombëtare të Universitetit, i cili shënon dhe nisjen zyrtare të këtij partneriteti, në fushën e arsimit.
“Një urë e re bashkëpunimi u vendos në rrugën e hapjes së universiteteve shqiptare ndaj universiteteve ndërkombëtare, me programe e projekte të përbashkëta, të cilat do t’u mundësojnë të rejave e të rinjve shqiptarë, studime të nivelit të lartë pa u larguar domosdoshmërisht nga Shqipëria”.
Më pas, kryeministri vizitoi mjediset e Universitetit Shtetëror të Miçiganit, një hapësirë moderne e dijes, me një arkitekturë tejet të veçantë, në funksionimin e së cilës, teknologjia bashkëkohore luan një rol të rëndësishëm.
Pjesëtarë të trupës pedagogjike të Universitetit, falënderuan kryeministrin Rama për vizitën dhe gjithashtu për hapat që u hodhën në zyrtarizimin e bashkëpunimit.