Rama: Nëse ky vend bëhet, e bën vetëm Partia Socialiste. Vota e 14 Majit, një sfidë për të bërë më shumë

Kryeministri Edi Rama gjatë ”Turit të Mirënjohjes” në të gjithë vendin, është ndalur këtë të hënë në qarkun e Korçës. Rama është shprehur se Shqipërinë e bën Partia Socialiste.

”Shqipëria është në një kthesë të madhe dhe rezultati i 14 Majit është sfida jonë të jemi forca që e çon këtë vend vetëm përpara. Nëse ky vend bëhet, këtë vend e bën vetëm PS. Nëse nuk e bëjmë ne, askush tjetër nuk e bën dot. Nëse nuk e bëjmë ne sot, ky vend do të lëngojë për shumë kohë. Ne do ta çojmë përpara vizionin e Shqipërisë 2030, ne do ta bëjmë Shqipërinë kampion të rajonit. Shqiptarët do të gjejnë arsye për të qenë krenarë, për t’u kthyer dhe për të investuar këtu të ardhmen e tyre”,-tha Rama.

Nga ana tjetër votën e 14 Majit, kryeministri Rama e sheh si një sfidë dhe një angazhim për të bërë më shumë në 4 vitet e ardhshme. ”Ne jemi partia që votohet më shumë nga gratë dhe nga burrat, ky është vlerësimi ynë më i madh dhe forca jonë më e madhe. Ashtu siç një shtëpi, e mbajnë gratë dhe vajzat, edhe këtë parti e mbajnë gratë dhe vajzat, edhe burrat në këtë parti janë më të mirë”,-tha më tej Rama.

SHKARKO APP