Rama: Nëse Serbia njeh Kosovën çlirohet nga barra e rëndë

Rama  tha gjithashtu se edhe pse shkuan në Beograd për të shtrirë dorën e miqësisë, rruga për tu bërë miq është shumë e gjatë.

“Shkuam në Beograd me dorën e shtrirë të miqësisë edhe pse rruga për tu bërë miq të vërtetë është shumë më e gjatë se ajo që u bë për këto dy ditë. U thye një akullnajë” tha Rama.

“Nuk duam as më shumë e as më pak se atë që na takon nga të tjerët” nënvizoi Rama duke falenderuar shqiptarët e Luginës së Preshevës por dhe shqiptarët e Kosovës për pritjen që i bënë pas kthimit nga Serbia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama tha se Serbia “Sa më shpejt ta njohi Kosovën aq më mirë do të çlirohet nga një barrë e rëndë që nuk dinë ku ta cojnë, por në mënyrë të habitshme përpiqen tia lënë të tjerëve”

Swiss Digital Mobile Reklama

Une s’kam problem të shkoj në Beograd

Rama nuk donte ta quante të suksesshme por “me rëndësi historike që e ka përmbushur plotësisht qëllimin e saj për sa na takon”

“Deklarata e palës tjetër: Keqardhje për një fakt shumë të thjeshtë. Nuk ka si të mos vijë keq kur sheh njerëz që përpiqen ta mbulojnë diellin me shohë apo që e kanë të pamundur të hapin sytë për të parë një realitet që është në sytë e të gjithëve. Përtej kësaj nuk ka nevojë të shtojmë më batuta. Se shumë batuta do më vinin në vend për punë e shkopit se çfarë mund të bëjë kolegu im. Por ai e ka përdorur si metaforë dhe të mos hyjmë në historira shkopinjsh. Nuk kam asnjë problem të shkoj në Beograd, dhe shpresoj që as ata të mos kenë problem që unë të shkoj në Beograd, sepse janë ata që duhet ta zgjidhin si një problem të madh të së ardhmes së shkuarës së tyre”

Rama: Shpresoj që vizita e Vuçiç të ndodhë vitin e ardhshëm.

“Ftesa për kryeministrin serb Alesandër Vuçiç ka qenë e mbetet. Vizita do të ndodhë shpresoj vitin e ardhshëm. Na takon që edhe në Tiranë të tregojmë se ne shqiptarët s’kemi kompleks nga e shkuara dhe se jemi gjithnjë e më shumë europianët e rinj të Ballanit”

Rama: Serbia ta njohë Kosovën, do të ndihet më e çliruar

“Sa më parë ta njohin Kosovën do jetë më mirë për ta sepse do të çlirohen nga një barrë e rëndë, që përpiqen t’ja lënë të tjerëve.“

Akuzat e Berishës për flamurin, Rama: S’ja marr për keq, e ka nga mosha

“Nuk mund ta besoj që paraardhësi im ta këtë dëshiruara një poshtërim të kryeministrit të Shqipërisë në Beograd, dhe duke qëne se ka kaluar shumë truproja dhe ai e dinte se truprojat e nderit kanë flamurin e shtetit që përfaqësojnë. Garda e republikës nuk mund të mbajë flamurin e Shqipërisë, ashtu sikundër edhe garda e Shqipërisë nuk mund të mbajë flamurin serb. Por besoj se është cështje moshe dhe këto janë pasoja të pashëdirueshem dhe ska mundësi të jetë një harresë e qëllimshme, por besoj se ështrë në procesin biologjik të një lloj rrjedhje të kujtesës nga ana e paraardhësit tim. Duke e respektuar çdo njeri që është në moshë të thyer jemi të detyruar t’ia falim shuëm të moshuarve harresën e kujtesës që larg qoftë do biem dhe ne dhe unë nuk jam marr për të keq.”

Rama: “Nuk ndjehem në lartësinë e jashtëzakonshme të fjalëve të mira.  Jam i lumtur të ndihem në lartësinë e pritshmërisë së nejrëzve tanë.  Sot falë kësaj mbështetjeje ndihem më i vogël se dje dhe e shoh përgjegjësinë si një mal ende më i lartë se dje. Padyshim do të bëj gjithçka që na takon.”

Rama: Shqiptarët e Preshevës, të përkrahur dhe të përfaqësuar

“Një falenderim shqiptarëve të Preshevës. Jam krenar që më në fund ndihen të përkrahur dhe të përfaqësuar. I siguroj të gjithë motrat dhe vëllezërit tanë në Luginë se nuk do të rreshtim përpjekjet tona për të garantuar që ata të gëzojnë të njëjtat të drejta që gëzojnë serbët në veriun e Kosovës. Është modeli i asaj që ne jemi si shqiptarë dhe që duam të jemi në sytë e të tjerëve, por në radhë të parë në raportin me veten tonë në trajtimin e të tjerëve. Duam atë që na takon nga të tjerët.”

Rama: Kthimi nga Serbia nëpërmjet Kosovës, e paharrueshme

“Një falenderim për gjithë shqiptarët e Kosovës që na e bënë kthimin nga Serbia një ngjarje të paharrueshme duke dalë buzë rrugëve të çdo zone të banuar për të na përshëndetur dhe na bënë të kthehmi me zemrën mal. Faleminderit gjithë shqiptarëvë kudo që ndodhen, por të gjithë atyre nga jashtë Shqipërisë, apo nga vendet ku jetojnë në emigracion nuk i kursyen fjalët për të na dhënë mbështetje dhe  që na bënë të ndihemi mrekullisht mirë.”

Rama: Krenar për median shqiptare, do doja që edhe median serbe ta shikoja të çliruar

“Faleminderit dhe të gjithë gazetarëve dhe sipërmarrësve që e shoqëruan delegacionin tonë në këtë udhëtim dhe që i dhanë përmasën e duhur të një serioziteti solemn, kësaj rrugë të hapur tani, ku dua ta them u ndjeva shumë krenar për median tonë dhe padyshim do të doja që edhe median në Serbi ta shihja të çliruar nga një komplesk i çuditshëm ndaj shqiptarëve të sotëm”

Rama: Sot ndihem më i vogël se dje, përgjegjësia ime më e lartë

“Unë nuk ndihem në lartësinë e fjalëvë të mira në adresën time dhe jam i lumtur të ndihem në lartësinë e pritshmërisë së njerëzve tanë. E kam të nevojshme të reflektoj për të kuptuar këtë mbështetje entuziaste në adresën time. Sot fal kësaj mbështetje ndihem më i vogël se dje dhe e shoh përgjegjësinë si një mal ende më të lartë se dje.

Më 10 dhe 11 nëntor, Kryeministri Rama realizoi vizitën e tij zyrtare në Beograd, të parën pas 68 vjetësh për një kryetar të qeverisë shqiptare, i pritur nga homologu i tij Vuçiç. Përballë shumë përplasjeve dhe tensioneve ndërmjet palëve të lidhur me nacionalizmin, incidentin në fushën e Beogradit, Rama dhe Vuçiç nënshkruan disa marrëveshjeve ndërmjet dy vendeve, të munguara prej kohësh dhe po ashtu ranë dakord edhe për disa të tjera.

Kryeministri Rama, një ditë pas Beogradit, vizitoi trevat shqiptare në Serbi, Luginën e Preshevës, i pritur me entuziazëm nga popullsia shqiptare që jeton në Preshevë, Bujanovc dhe Medvegjë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?