Rama: Nesër nis vaksinimi në Vlorë, popullsinë e vaksinojmë për 14 muaj
Kryeministri Edi Rama, thotë se brenda 14 muajve do të mbyllet vaksinimi i popullatës ndaj Covid-19. Nga ana tjetër, kreu i qeverisë bëri me dije se procesi i vaksinimit anti-covid do të nis edhe në qytetin e Vlorës, fillimisht me bluzat e bardha.
”S’kemi pas asnjë humbje jete si rezultat i bllokimit total dhe karantinimit total. Rreth 1000 persona vaksinimi, do përfundojë këtë javë ndërkohë që po shtrihet në të gjithë rrjetin e bluzave të bardha. Sot janë prezent dhe mjekë nga mati dhe Bulqiza, nesër do jemi në Vlorë do vazhdojmë me zonën poshtë. Do vazhdojmë me një numër tjetër të moshuarish që janë e personalitete që duhet ti mbajmë sa më mirë dhe jo thjesht të kujtohemi kur vdesin e të mbajmë fjalim. Presim një konfirmim të rëndësishëm për të formalizuar 360 000 doza me Astrazenecën. Mbrëmë kemi pasur një kontakt me një shtet mik dhe përsëri edhe atu kemi shumë shpresa realiste se do kemi dhe një sasi tjetër. Mbetemi të bindur se skenari A, që do të thotë se brenda 14 muajsh të kemi kryer të gjithë procesin e vaksinimit”, tha Rama.
Nga ana tjetër, Rama tha se për të moshuarit në azile do të nis vaksinimi. Sipas tij, nuk kemi pasur asnjë humbje jetë për shkak të Covid në azilet e të moshuarve. Pas Tiranës, ishte Shkodra qyteti i dytë që nisi vaksinimin, ndërkohë Manastirliu bëri edhe një panoramë të situatës pandemike në vend dhe kapaciteteve të mundshme.
Rama foli edhe për rastet abuzive të publikuara edhe në media, por shtoi se ato nuk mjaftojnë për të njollosur personelin shëndetësor. ”Ka ndjeshmëri të lartë të njerëzve dhe rastet e abuzuesve dhe të batakçinjve si rasti që u demaskua dhe vuri prapa hekurave 4 bluza të bardha që mos qofshin fare, nuk mjaftojnë për të njollosur gjithë atë personel që ka qysh një vit sot që bën një punë heroike dhe nuk e meriton të gozhdohet nga balta dhe lloj lloj dezinformacionesh”.