Rama: Neveri për propagandën boshe të PD
Kryeministri Rama ka reaguar pas vizitës së kreut demokrat Basha në zonat e përmbytura ku ka thënë se vlerëson aktin e shpërndarjes së ndihmave, por ndjen neveri për porpagandën anti-qeveri në këtë sistuatë.
Pershendetje per çdo ndihme simbolike qe PD po jep para kamerave dhe neveri per vazhdimin e avazit vulgar te propagandes boshe antiqeveri!, shkruan Rama, i cili më tej thekson se strukturat shtetërore janë në krye të detyrës.
Çdo strukture pergjegjese e shtetit eshte prane njerezve ne nevoje per ndihme dhe qeveria s'eshte me trupa e cirkut te vjeter me permbytjet!/