Rama nga Dubai: Firmosim marrëveshjen e ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Dubai, ku bën me dije se do të firmosë marrëveshjen e ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës, një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019. ”Firmosim sot marrëveshjen e financimit dhe ndërtimit të 2000 apartamenteve të reja në Durrës, si edhe marrëveshjen ndërqeveritare për një program investimesh e përfshirjeje të kompanive më të mëdha emiratase. Nisim së shpejti me investimin e madh për transformimin e portit të Durrësit, në një nga portet më të bukur e më të mëdhenj turistikë të Mesdheut”,-tha Rama.