Rama nga Gjermania: Opozita të mos humbasë kohë, drafti i PS është model
Kryeministri Edi Rama nga Gjermania, thotë se opozita nuk duhet të kundërshtojë drafin e PS-së për Kodin Zgjedhor. Pas akuzave nga PD-LSI mbi propozimin e PS-së për listat e hapura, Rama tha se propozimi i referohet një modeli që e kanë disa vende demokratike, e që përdorin listat e hapura por nënvizoi se çdo propozim është i diskutueshëm.
“Uroj që opozita jashtë parlamentit mos të humbasë kohë, se koha nuk pret, votimi i ligjit zgjedhor është vetëm hapja e një procesi, ku më pas duhet të zbatohet. Në ligjin zgjedhor kemi edhe angazhimin për sistemtin e identifikimin elektronik, sa më shumë kohë humbitet aq më pak bëhet e mundur implementimi i këtij sistemi. Edhe njëherë e përsëris, Opozita është e mirëpritur të diskutojë, të japë alternativa, por që të pengojë procesin sikur e ka zakon duhet ta harrojë, ta harrojë një orë e më parë sepse nuk ka kohë për të pritur dhe në nuk do presim në pafundësi”,-tha Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/745352692980955/