Rama nga Lezha: Tropoja sot është destinacion turistik falë nesh, i vetmi “vizion” i Berishës është përçarja

Në takimin elektoral në Lezhë në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 11 majit, kryeministri Edi Rama iu përgjigj deklaratave të liderit të opozitës Sali Berisha, i cili zhvilloi sot një miting në Tropojë. Rama u ndal te kontrasti mes asaj që ai e quajti mungesë totale investimesh në Tropojë gjatë qeverisjes së demokratëve dhe zhvillimit të sotëm të zonës falë qeverisë socialiste.

“Bufi ishte sot në Tropojë. Po e dini cila ishte zona më e pafinancuar në të gjithë veriun deri kur erdhëm ne në qeveri? Tropoja! Ai flet për veriun, por nëse mbledh të gjitha investimet e qeverive të PD-së në veri, nuk afrohen me atë që kemi bërë ne vetëm në një mandat,” u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë tha se në fillim banorët e Tropojës nuk besonin se mund të kthehej në destinacion turistik, por sot sipas tij, zona është bërë një pikë referimi për vizitorët nga e gjithë bota. “Rruga e Valbonës nuk është bërë nga bufi. Ne e bëmë. Dhe ato bujtinat janë vetëm fillimi i një epoke të re,” shtoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama ironizoi më tej rivalin e tij politik duke thënë se i vetmi “vizion” i Berishës është përçarja, ndërsa PS po punon për zhvillim të qëndrueshëm. “Ne i themi demokratëve të na ndihmojnë për të tharë kënetën, jo për ta thelluar. Ne kemi qeverisur dhe do të qeverisim. Ne kemi fituar dhe do të fitojmë,” përmbylli ai fjalën e tij.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?