Rama: Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale. Qytetarët mund të aplikojnë
Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale. Lajmin e mirë e ka bërë të ditur vetë Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook.
Rama shkruan se me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, qytetarëve, bizneseve dhe institucioneve publike do t’u mundësohet aplikimi në programin e ri financues të BE-së.
“LAJMI I MIRË! Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale. Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro. Agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE”, shkruan kreu i qeverisë.
KOHA JONË SONDAZH

