Rama: Nga të pashpresë që ishin 3 vite më parë, qytetarët kanë një shërbim shëndetësor dinjitoz
Nga New York ku ai ndodhet për një vizitë jozyrtare, kryeministri Edi Rama deklaron se qeveria që ai drejton ka shënuar progres përgjatë këtyre 3 viteve në fushën e shëndetësisë.
Përmes një video-promocioni për punën e qeverisë që ai ka publikuar në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, Rama shprehet se qytetarët nga “të pashpresë” që ishin para 3 vitesh, tashmë kanë një kujdes dinjitoz shëndetësor, dhe kjo thotë Rama, falë reformës së thellë në shëndetësi.
“Rruga e Rilindjes së Shëndetësisë është e vështirë dhe plagët e të shkuarës duan reformë të thellë, punë të palodhur e durim të madh për t’u kuruar.
Por nga ku u nisëm tre vjet më parë, kemi shënuar progres inkurajues duke shpëtuar e lehtësuar jetë njerëzish që deri dje ishin të pashpresë dhe pa asnjë kujdes dinjitoz shëndetësor”- shkruan kryeministri Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154180460261523/
KOHA JONË SONDAZH

