Rama: Ngushëllime të ndjera Italisë mike

Ka reaguar kreu i Ekzekutivit shqiptar për termetin në vendin fqinjë. Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për viktimat e tërmetit shkatërrues në Itali ditën e sotme, ku humbën jetën deri tani 38 persona dhe më shumë se 150 të tjerë janë të plagosur.

Kreu i Qeverisë shqiptare ka shprehur solidaritetin për shtetin fqinj.

“Nje dite e trishtueshme për Italinë mike! Ngushëllimet më të ndjera për viktimat e tërmetit e solidaritet vëllazëror me popullin e qeverine!”, shkruan në Twitter Kryeministri Edi Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?