Rama nis fushatën nga Tirana: Me votë vendoset drejtimi i duhur

Gjatë paradites së sotme është vendosur pllaka e parë në Bulevardin e ri të Tiranës, duke nisur kështu dhe fazën e fundit të ndërtimit të këtij projekti.
Të pranishëm në ceremoni kanë qënë kryeministri Rama dhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Kreu i qeverisë tha se janë njerëzit që me votën e tyre vendosën drejtimin e duhur, dhe fakt është pikërisht ky bulevard.
“Ne dëgjojmë se vota nuk ka rëndësi, shumë rëndom njerëzit bëjnë gabim të mendojnë se pavarësisht nëse votoj apo jo në fund të ditës asnjë nuk ndryshon se të gjithë janë njësoj, këtu jemi sot në një truall që është dëshmia e krejt të kundërtës, e faktit se çfarë në fakt njerëzit vendosin me votën e tyre. Nëse vota shkon në drejtim të gabuar, ose në drejtimin e duhur.
Tirana mund ta kishte pasur këtë bulevard sot, sheshin Skënderbej, nuk mund të ishte sot në vitin 2017 një kryeqytet që ende nuk ka arritur të mishërojë një vizion të 87 viteve më parë, kur dy arkitekt vizionarë të thirrur nga mbreti Zog projektuan këtë segment fantastik dhe unikal që e bën Tiranën të veçantë dhe që i krijon kushte organizmit të saj që të zhvillohet në mënyrë të shëndetshme.
Për shkak të votës, gjërat nuk shkuan siç duhet të shkonin, e për shkak të votës, Tirana humbi vite. Po për shkak të votës Tirana sot jo vetëm është rivënë në lëvizje, po është rivënë me një shpejtësi të re, falë lidershipit të kryetarit të bashkisë”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?