Rama: Nis puna për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobonik, krijon një portofol të ri vizitorësh
Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto nga nisja e punës për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobonik, në Berat. Për kreun e qeverisë, kjo do të sjellë edhe krijimin e një portofoli të ri vizitorësh që vijnë direkt nga jugu në qytetin e “Një mbi Një Dritareve”.
”Kanë nisur punimet për ndërtimin e rrugës Bilçë-Drobonik, në Berat. Një projekt i cili plotëson të gjithë aksin e ri që përfshin rrugën Ballaban-Berat dhe Urën e Bilçës.
Ky është një aks me rëndësi strategjike për Beratin, si në zhvillimin e fshatrave, të cilët karakterizohen nga produkte të jashtëzakonshme, ashtu edhe për krijimin e një portofoli të ri vizitorësh që vijnë direkt nga jugu në qytetin e “Një mbi Një Dritareve”.
Kjo rrugë do të shkurtojë ndjeshëm distancën e lëvizjes së mjeteve nga Droboniku, Bilça nëpërmjet Urës së re të Bilçës”,-shkruan Rama.