Rama nis takimet në Bari

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur mbrëmjen e sotme në Bari të Italisë. Kreu i qeverisë do të marrë pjesë në forumin ndërkombëtar “Ekonomia Blu e Mesdheut-Mundësi zhvillimi dhe bashkëpunimi”, i cili do të zhvillohet të enjten në mbrëmje.

Sipas mediave italiane pjesë e vizitës është dhe diskutimi për bashkëpunimin për aeroportin e ri të Vlorë.

Rama është pritur në Bari nga Presidenti i Rajonit të Pulias, Michele Emiliano dhe përfaqësues të aeroporti të Pulias.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi për mbërritjen e kryeministrit shqiptar është shpërndarë për mediat në Itali nga aeroporti i Pulias.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa Presidenti i Rajonit, Michele Emiliano, në rrjetet sociale shkruan se me Ramën do të diskutojë për ekonominë dhe projektet në fushën e mjedisit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?