Rama nis zyrtarisht fushatën e kërcënimeve, pas kreut të FRPD-së, 50 milionë lekë gjobë edhe për nënkryetarin e PD-së
Policia e Komisariatit Devoll gjobit me 5 milionë lekë të rinj nënkryetarin dhe drejtuesin politik të PD për qarkun e Korçës, Edmond Spaho.
Sipas policisë, Spaho ka zhvilluar aktivitet politik në kundërshtim me Aktin Normativ për marrjen e masave parandaluese për përhapjen e COVID-19.
Ndërkohë është gjobitur me 1 milion lekë të rinj edhe pronari i lokalit ku u zhvillua aktiviteti.
Policia: “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, pas konstatimit se në fshatin Menkulas, Devoll, në ambientet e një lokali, përfaqësuesi i një subjekti politik konkretisht shtetasi E. S., kishte organizuar një takim me grumbullime personash, në kundërshtim me Aktin Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020, Neni 3, pika 2, në zbatim të këtij akti, e kanë ndëshkuar shtetasin e mësipërm me masën administrative 5.000.000 lekë.
Gjithashtu është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë, pronari i lokalit, shtetasi S. Gj., pasi lejoi zhvillimin e aktivitetit në ambientet e lokalit të tij, duke shkelur Aktin Normativ”.